PDIU kërkon ngritjen e varrezave për shqiptarët e masakruar në Çamëri
PDIU do të ndërmarrë të gjithë hapat për moslejimin e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri nëse nuk do të ngrihen varrezat për shqiptarët e masakruar në Çamëri.

PDIU dënon ashpër aktet barbare në Paris
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon ashpërsisht aktet barbare që morën jetën e të pafajshmëve dje në Paris. Kombi shqiptar gjendet në krah të kombit mik francez në këto çaste të vështira. PDIU shpreh solidaritetin ndaj shtetit dhe kombit francez. Lufta ndaj terrorizmit duhet të bashkojë të gjitha kombet dhe shtetet demokratike. Terrorizmi nuk mund të mposhti demokracinë dhe lirinë. Ai orvatet të mbjellë frikë dhe urrejtje, por në fund demokracia dhe liria do të triumfojë.

PDIU partia e bashkimit të shqiptarëve pavarësisht fesë, moshës, etnisë
PDIU bën me dije se kandidatët e saj të zgjedhur bashkërisht me partnerët e tjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkitë e Peqinit, Konispolit, Rrogozhinës rezultojnë fitues.

Idrizi: Mbështetje rinisë dhe sipërmarrjeve të vogla, votoni nr. 34
Pas mbylljes së fushatës elektorale në të gjithë Shqipërinë, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet vendosi të kalojë ditën e fundit përpara heshtjes zgjedhore, në dy aktivitete të ndryshme në kryeqytet. Z.Idrizi mori pjesë fillimisht në "Kupën Çamëria", më pas vizitoi Tregun Çam në qendër të kryeqytetit, ku u takua me bizneset e atyshme dhe u përshëndet nga kalimtarë të rastit.

PDIU dënon me ashpërsi dhunimin e djalit 16-vjeçar të kreut PDIU Delvinë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi ngjarjen e shëmtuar që ndodhi para pak minutash në Delvinë, ku një i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike dhunoi djalin 16-vjeçar të kryetarit të PDIU-së në këtë qytet. PDIU i bën thirrje prokurorisë të kryejë veprimet e domosdoshme dhe të vendosi sa më shpejtë para drejtësisë autorin e ngjarjes.



Diskuto programin

Jep kontributin tend per te permiresuar programin tone
Shkruaji Shpëtim Idrizit

Komuniko direkt me kryetarin e PDIU
Ide për fushatën

Per te ndertuar nje te ardhme me te mire